AKADEMIA EVOLUCION ACADEMY

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës  e themeluar në vitin 1944, është institucion qendror kulturor në vend. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë. Është institucioni më i begatë në Kosovë me literaturë për studime. Brendapërbrenda saj ekzistojnë edhe disa biblioteka të veçanta, siç janë: Biblioteka Evropiane, Biblioteka e Nato-s, Biblioteka e Artit Bashkëkohor, Biblioteka e Artit Muzikor etj.

Ajo për çdo vit organizon – Javën e Bibliotekës, e cila javë shënon ngjarje të ndryshme artistike, duke përfshirë këtu, donacione të ndryshme nga shtëpitë botuese të ndryshme, botime të reja të librave, diskutime, ekspozita, koncerte etj.

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, anëtarësohen afër 5000 anëtarë/ studentë të rregullt në vit,  për ta shfrytëzuar literaturën e saj shkencore, pastaj gjendet një hapësirë Galeri, në të cilën organizohen ekspozita të ndryshme të Artit Pamor, si dhe një hapësirë koncertale / holli qendror, në të cilin organizohen koncerte të ndryshme të muzikës klasike. 

Për më shumë vizitoni faqen: http://www.biblioteka-ks.org/