038 558 600  info@akademiaevolucion.com

DEPARTAMENTET

e Akademisë Evolucion

Departamenti i Dizajnit të Modës

Kërkesat në industri si edhe në modë janë shumë komplekse dhe shumë kërkuese. Prandaj zhvillimi dhe evoluimi në fushën e modës nuk mund te varet gjatë nga spontaniteti ose improvizimi momental. Sot, tregu kerkon kreativitet, kompetencë, seriozitet, ndjeshmëri dhe kulturë të cilat i bashkangjiten talentit.

Në programet tona studentët, marrin njohuri qe nga njohja e thellë e materialeve, njohuri nga historia e modës, që nga lindja e njerëzimit dhe deri në ditët e sotme dhe aplikimi i tyre në stil.
Ata njihen me krijimin e stilit personal dhe modelimet e teknikave në patron. Pra që në fillim studentet e kërkojnë stilin e tyre dhe ndërtojen atë.

Çdo gjë është e prekeshme sepse orët teorike janë të shoqëruara me ato praktike të cilat në art janë shumë të rëndësishme.

Gjitashtu studentët krijojnë koleksionet e tyre jo vetëm në veshje por edhe në aksesorë që është një pjesë e rëndësishme e botës se modës.

Njohuritë profesionale që merren në këtë fakultet, e ndihmojnë studentin qe jo vetëm te dale nga kjo shkollë si nje stilist, por edhe si një drejtues i nje salloni ose shtëpie mode ose të jetë në gjendje të punojë në një fabrikë të tekstilit, si stilist ose konsulent mode në një televizion, shoqeri etj.

Fakulteti ynë si i tillë, është i vetmi i Licencuar nga MASHT ( 503/02-1).

Akademia Evolucion ( ish Instituti i Modës Evolucion), në fushën e dizajnit te modës është shkolla e vetme në Ballkan që përfaqëson njrin ndër Institutet me zë në botën e modës Instituto di moda Burgo me të cilin ka marrëveshje.
Akademia jone mundëson këmbim studentësh ne nivel Bachelor, dhe sudime Masteri në Itali.

Synimet e drejtimit

Programi trevjeçar në shkollën tonë ofron nivel Bachelor të studimeve, i cili me anë të teknikave dhe kërkimeve në dizajn të modës dhe në fushat tjera e ndihmojnë studentin që nga fillimi i studimeve të ndihet dhe të jetë një stilist dhe artist i vërtetë.

Qëllimi i këtij drejtimi është përgatitja e stilistëve të ardhshëm, që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e industrisë së modës në Kosovë dhe në rajon. Objektivi është kualifikimi profesional i stilistëve të rinj, që aspirojnë të krijojnë në këtë lëmi.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të dëshmojë se kupton dhe mund t’i aplikojë me sukses bazat e studimeve të artit dhe formave tjera te dizajnit;
Studenti do të arrijë të definojë dhe të shpjegojë konceptet kryesore bashkëkohore, teoritë dhe qasjet e studimeve kulturore/mediale, siç praktikohen në universitetet moderne përëndimore;
Studenti do të fitojë njohuri në historine e kostumeve që nga antikiteti e deri me sot;
Studenti do të arrijë të analizojë ndikimin e institucioneve, teknologjive dhe formave mediale në sferën kulturore dhe sociale duke marrur shembuj konkretë lokalë e globalë;
Studenti do të arrijë të zhvillojë premisat e para si profesionist i dizajnit të modës në aspektin individual;
Studenti do të njihet me bazat e ndërtimit të patronit dhe të modelimit si dhe me bazat e ndërtimit të veshjes;
Studenti do të fitojë njohuri të stilimit te veshjeve;
Studenti do të përfitojë njohuri bazë në ndërtimin e materialeve të ndryshme të tekstilit. Do të mund të dallojë ato dhe do të përfitojë njohuri në aplikimin dhe kombinimin e tyre në industrinë e modës.

Viti i dytë:

Studenti do të arrijë të aplikojë profesionalisht dhe në mënyrë të thuktë konceptet dhe teoritë kryesore në krijimin e veshjeve;
Studenti do të njihet me idetë, konceptet dhe mjeshtrinë e inspirimit për krijimin e veshjes;
Studenti do të vazhdojë të merr njohuri të avancuara në ndërtimin e patronit si hallkë themelore në industrinë e veshjeve;
Studenti do të arrijë të kuptojë konceptet themelore mbi stilizmin, dhe do të arrijë të realizojë punën e tij duke patur parasysh rëndësinë e domethënies autoriale të krijimi dhe kuptimit që i jipet asaj nga stilistët;
Studenti do të njihet me historinë e veshjeve;
Studenti do të njihet me praktikat e realizimit të një koleksioni që nga ideja e deri në finalizim;
Studenti merr njohuri në shfrytëzimin e programeve kompjuterike në realizimin e krijimeve të tyre.
Studenti do të mësojë të punojë si pjesë e grupit dhe në mënyrë individuale.

Viti i tretë:

Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte në dizajnin e modës;
Studenti do të zhvillojë njohuri të avansuara në zhvillimin e stilit dhe do të arrijë t’i aplikojë këto njohuri në krijimtarinë e tij;
Studenti do të arrijë që të kuptojë se si kombinohen aftësitë kreative, teknologjike, administrative dhe të punës ekipore në produksionin e modës, që nga ideja e deri në finalizim;
Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;
Studenti merr njohuri themelore në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;
Studenti do të arrijë të planifikojë, të hulumtojë, të menaxhojë dhe të prodhojë koleksionin e tij me kualitetit të lartë apo projekt profesional, duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;
Studentët realizojnë projektin e diplomimit (sfilatën) duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij.

Metodologjia mësimore

Ky program aplikon strategji bashkëkohore metodologjike si për mësimdhënës ashtu edhe për studentë, të bazuar në ide, forma dhe praktika të reja.

Programi është i bazuar në dy shtylla kryesore: Stilizëm dhe Modelizëm/Patronizëm, të marrura nga Istituto di Moda Burgo dhe të pasuruara me praktikat e shkollave të njohura të modës ne Evropë.

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafirë, diskutime, përvojë pune praktike në institucione partnere, etj.
Puna praktike zhvillohet kryesisht në studio të shkollës.
Notimi dhe evaluimi Realizimi i detyrave; analiza e punimeve; ese; prezantime; portofolio të punimeve praktike; planifikimi i punës; menaxhimi i projekteve (gjatë studimeve) mediale.

Mundësitë e punësimit

Fakti që të gjithë të diplomuarit e deritashëm në Akademinë Evolucion janë të punësuar në profesionin e tyre, tregon për mungesën aktuale dhe kërkesën për një profil të tillë të krijuesve profesionalë.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më shumë se 10 fabrika të tekstilit, qindra studio të dizajnit të modës, 4 televizione nacionale si dhe më shumë se 50 transmetues televizivë lokalë, dhjetra shkolla me drejtime profesionale të dizajnit dhe teknologjisë së tekstilit, dhjetra teatro lokale, dhjetra mediume informative e kulturore të shkruara, që kërkojnë profesionistë në fushën e dizajnimit të veshjeve, kostumografisë dhe kritikës së modës.

Meqenëse studentët do të kenë aftësi teknike dhe teorike, ata do të jenë stilistë, kostumografë, patronistë, kritikë të modës, realizues të veshjeve etj.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët do të jenë praktikues kritikë dhe kreativë dhe mund të bëhen pjesë e sektorit medial në cilësi të ndryshme.

Përveç njohurive të mira në një fushë të specializuar sipas zgjedhjes së tyre, ata poashtu do të kenë edhe një pasqyrim të shkëlqyeshëm dhe të plotë të fushave të ndërlidhura të ekspertizës, industrive dhe njohuri të profesioneve të ndryshme të kësaj lëmije.

Kjo do t’iu mundësojë studentëve të identifikojnë marrëdhëniet e rëndësishme brenda këtij sektori dhe t’iu japë atyre një pasqyrë më të thellë brenda punës efektive në ekip.
Poashtu, synimi ynë është që studentëve t’iu japim përkrahjen e duhur të mendojnë në mënyrë kritike dhe si ndërmarrës.

Studentët, që me sukses e kryejnë programin, do të jenë në gjendje të fillojnë iniciativa të reja – të hapin studio të reja, punojnë si stilistë të pavarur, hapin ndërmarrje dhe punësojnë vetveten dhe të tjerët, të punojnë si profesionistë të vetëpunësuar, etj.

Programi i studimit Master në drejtimin e Dizajnit të Modës ofron njohuri të avancuara në lëmitë, trendet dhe shkathtësitë e Dizajnit të Modës. Programi kombinon njohuritë teorike/kritike për artin dhe shkathtësitë praktike në dizajnin e veshjeve.

Përmbajtja e nivelit Master mundëson studim të pavarur dhe të specializuar, ashtu që nga studentët kërkohet përqendrim në lëmi të caktuar të studimeve. Kështu, studentët që përfundojnë me sukses këtë program, formohen si profesionistë të aftësuar në lëminë e dizajnit dhe në të gjitha fazat e krijimit të veshjeve si: patronit, prerjes, qepjes, ndërtimit të veshjeve dhe ndërtimit të veshjeve në kukull.

Poashtu, studentët do të zotërojnë filozofi të përcaktuar të dizajnit dhe bazë të fortë të të kuptuarit e historikut të kostumeve. Programi i inkurajon sudentët të synojnë përsosmëri në metodologjitë krijuese, në studimin e trendeve, në parashikimin e tyre si dhe në teknikat e prezantimit.

Ky program i studimit i aftëson studentët të krijojnë dizajne inovative dhe aktuale njëkohësisht, që janë të përshtatshme për prodhuesit dhe tregtuesit e tyre brenda dhe jasht vendit. Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë diplomë Bachelor në drejtim të Dizajnit të Modës, Kostumografi/Skenografi, Dizajn Tekstili, Inxhinjeri Tekstili ose nga drejtime të fushave të ngjashme.

Përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë kreative dhe interesim të shtuar në studimin profesional të dizajnit. Studentët do të punojnë vetëm dhe në grup dhe nën mbikëqyrje të ligjëruesve.

Ky program, është i akredituara nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Niveli Master (MA) zgjatë 2 vite dhe përmbanë 120 ECTS kredi.

Departamenti i Dizajnit të Enterierit

(akredituar deri më 2021)

Dizajni interier është një disiplinë e dizajnit e cila fokusohet veçanërisht në mjediset e brendshme dhe gjithë aspektet hapesinore,strukturore dhe materiale të tyre.Dizajni interier perfshin krijimin e hapesirave për banim,ekzibicon,performancë,rekreacion,punë dhe tregëti.
Akademia Evolucion ofron studime të nivelit Bachelor të Dizajnit interier dhe si I tille, titulli I parë I këtij lloji në Kosovë me licencë nga MASHT.
Programi ynë i studimeve në mënyrë progressive zhvillon aftësi kreative,teknike dhe analitike përgjat kursit tre vjecar me kurrikulumin e cdo viti të dizanjuar në mënyrë të tillë që të zgjerojë dhe thellojë aftësitë dhe potencialet e cdo studenti.
Ky program ka një perfshirje dhe pjesëmarrje në një nivel të lartë të stafit, dhe profesionisteve të kësaj industrie.
Bachelori i dizajnit interier paraqet një kornize brënda të cilës cdo student zhvillon një vlerësim të informuar të konteksteve fizike,kulturore dhe historike te arkitekturës dhe dizajnit interior.

Studentët mësojne aftësite teknike dhe komunikative te domosdoshme për praktikën efektive si një specialist interior.
Këto përfshijnë një bazë të aftësive të forta e të adaptueshme në prezantim dhe dokumentim duke përdorur vizatimin me dorë të lirë,teknikat e vizatimit,CAD dhe ndërtimin e modelit.
Megjithatë,brenda programit përqendrimi është vendosur më shumë në nevojën për angazhim në një process rigoroz të përfshirjes,analizës dhe reflektimit mbi zhvillimin e aftësive teknike.
Programi përqëndrohet në një edukim me perspektive ndërkombëtare dhe përmban lidhje të shkëlqyera me Akademi të ngjajshme në Itali.
Studentët inkurajohen gjithashtu që të marrin pjesë në programet e ndërrimit për të plotësuar studimet e tyre në një vend tjetër.
Kush duhet të studiojë arkitekturë interiore në AE?

Entuziastë rreth mundësive të dizajnit dhe kanë vullnet për të mësuar.
Të interesuar në dizajnimin e detajeve në industrinë e ndërtimit.
Të interesuar në perfshirjen e dizajnit në një mjedis më të gjërë kulturor,social dhe ekologjik.

Synimet e drejtimit

Qëllimi i programit në dizajnin enterier është që të diplomuarit t’i drejtojë në profesionin e dizajnit enterier në nivelin e tillë, që të jenë në gjendje që në mënyrë të përgjegjshme, të dizajnojnë hapësira dhe mjedise të brendshme, të cilat mbështesin një ekzistencë të shëndetshme dhe të përshtatshme për jetë, punë, biznes, etj.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të fitojë njohuri në zbatimin e teknikave të ndryshme të artit të përshtatshme për paraqitjen e projekteve;
Studenti do të arrijë të dallojë, përshkruajë dhe përdorë formatet e ndryshme dhe llojet e letrës për vizatim;
Studenti mëson të përgatitë skica të thjeshta për projektime të dizajnit të ambienteve të brendshme dhe dizajnit të mobiljeve;
Studenti do të arrijë të përdorë dhe mirëmbajë veglat dhe pajisjet e punës në projektimet e enterierit;
Studenti do të marrë njohuri bazë në historinë e enterierit që nga antikiteti deri më sot;
Studenti do të jetë i aftë të zbatojë mënyrën e paraqitjes së tabelave dhe legjendave;
Studenti do të fitojë njohuri në analizën dhe vizatimin e formave themelore gjeometrike;
Studenti do të fillojë të përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale.

Viti i dytë:

Studenti përgatit në mënyrë të pavaruru vendin e punës për projektimin e enterierit;
Studenti mëson të dallojë shkallët numerike në një vizatim projektues te enterierit;
Studenti mëson të përshkruajë vizatimin me dimensione dhe arrinë të kuptojë rëndësinë e dimensionimit të hapësirave sipas përmasave njerëzore;
Studenti mëson të përshkruajë parimet, të cilat ndikojnë në perceptimin vizuel;
Studenti përshkruan ndikimin e ngjyrës në interior, përshkruan veprimin e ngjyrave në mes veti, përshkruan ndikimin e ngjyrave në psiqikën e njeriut, përshkruan harmoninë në mes ngjyrave;
Studenti mëson të zgjedhë ngjyrat për hapësira (mure);
Studenti mëson të dallojë llojet e perspektivave;
Studenti arrinë të bëjë dekorime të hapësirave të ndryshme;
Studenti arrinë të bëjë aranzhime të ndryshme në skica për objekte individuale dhe kolektive, shoqerore e hotelerike;
Studenti përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale.

Viti i tretë:

Studenti arrinë të komponojë në format të caktuar bazën e një objekti, di të rradhisë në mënyrë funksionale hapësirat e një banese, objekti shoqëror e hotelerik;
Studenti mëson të projektojë mobiljet adekuate në hapësirat gjegjëse;
Studenti mëson të paraqesë pamjet e mureve dhe plafonit;
Studenti mëson perspektivat e dhomave dhe mobiljeve, mëson viztimin e detajeve me përmasa;
Studenti arrinë të realizojë harmonizimin e ngjyrave gjatë projektimit të enterierit;
Studenti mëson të hartojë përshkrimin teknik të projektit;
Studenti mëson të përdorë aplikacionet kompjuterike dhe bën projekte me kompjuter;
Studenti mëson të projektojë dizajne të mobileve;
Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte në dizajnin enterier;
Studenti do të arrijë që të kuptojë se si kombinohen aftësitë kreative, teknologjike, administrative dhe të punës ekipore në dizajnin enterier;
Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;
Studenti mëson të bëjë llogaritje bazë eknomike që lidhen me veprimtarinë profesionale;
Studenti merr njohuri bazë në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;
Studenti do të arrijë të hulumtojë, të planifikojë, të menaxhojë dhe të realizojë projekt profesional duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;
Studentët realizojnë projektin e diplomimit duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij;
Studenti krijon portfolion si mjet efektiv për relacion me klientelën dhe zotëron strategjitë që duhen aplikuar për të qenë në hap me kërkesat e tregut.

Metodologjia mësimore

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafir, diskutime, përvojë pune praktike në instutucione partnere, etj.
Puna praktike zhvillohet kryesisht në ambientet e shkollës apo në bashkëpunim me kompani që vepron në atë lëmi apo në rolin e klientit.
Poashtu, gjatë studimeve, përvec trajnimeve bazë, vazhdimisht propozohen aktivitete shtesë si projekte të veçanta, punëtori (workshop-e), seminare, pjesëmarrja në konkurse, konferenca dhe vizita në kompani të ndryshme.

Mundësitë e punësimit

Mungesa e profesionistëve të kualifikuar në këtë lëmi në Kosovë dhe në rajonin shqipfolës garanton mundësi të mira të punësimit të të diplomuarve në dizajnin enterier.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më dhjetra punishte të mobiljeve, shtëpi te mobiljeve, hotele, institucione dhe qendra biznesi, që kanë mungesë të një kuadri që di të ideoje dhe të realizojë projekte të dizajnit enterier.

Departamenti i Dizajnit të Komunikimit

Dizajni i komunikimit/(Dizajn grafik & Multimedia), program bachelor (3vjecar, 180 ECTS), ofron nje kurrikulum fleksibel dhe nderdisiplinor i cili eshte shume i harmonizuar me nevojat e studenteve individuale.

Kurset ofrohen ne te gjitha fushat e shprehjes se Dizajnit komunikativ/Multimedias dhe jane te ndertuara ne menyre qe te frymezojne dhe ushqejne kretivitetin individual e gjithashtu marrjen persiper te promovimit visual dhe conceptual.

Fakulteti yne divers perfaqeson nje varietet te shkelqyer te kendveshtrimeve,teknikave dhe mbeshtetjes ne Dizajnin komunikativ/multimedia.

Synimet e drejtimit

Qëllimi i këtij programi është përgatitja profesionale dhe kualifikimi formal i disenjatorëve të komunikimit si dhe drejtuesve të rinj të marketingut, që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mjeteve të komunikimit në kompanitë kosovare dhe rajonale.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

Studenti do të dëshmojë se kupton dhe mund t’i aplikojë me sukses bazat e studimeve të artit dhe formave tjera te dizajnit;
Studenti do të arrijë të definojë dhe të shpjegojë konceptet kryesore bashkëkohore, teoritë dhe qasjet e studimeve kulturore/mediale siç praktikohen në universitetet bashkëkohore të kësaj lëmije;
Studenti do të fitojë njohuri ne historinë e dizajnit;
Studenti do të arrijë të zhvillojë tiparet e para si profesionist i dizajnit të komunikimit në aspektin individual;
Studenti do të njihet me bazat e dizajnit grafik;
Studenti do te fitojë njohuritë e përgjithshme mbi dizajnin si disciplinë komunikuese dhe mënyrat e aplikimit e tij në shoqërinë e sotme (hyrje në dizajn);
Studenti fiton njohuri në tri lloje të shkrimit kaligrafik si dhe njohuri të historisë së simboleve dhe shkronjave, rrjedhimisht tipografisë, prej filleve të saj deri në shekullin 20 (tipo 1);
Studenti mëson historinë e lashtë të artit prej filleve të tij (histori arti);
Studenti mëson bazat e përgjithshme të vizatimit si teknikë themelore të çdo arti (vizatimi 1);
Sudenti fillon të zbatojë programin themelor kompjuterik për dizajn – Adobe illustrator si në teori ashtu edhe në praktikë, si mjet kyç për aplikimin e teknikave të çdo dizajneri; (DTP)
Studenti mëson bazat e fotografisë, si pjesë të pandashme të dizajnit dhe teknologjinë e përpunimit të saj në praktikë (foto 1).

Viti i dytë:

Studenti do të arrijë aplikojë profesionalisht dhe në mënyrë të thuktë konceptet dhe teoritë kryesore në dizajnin e komunkimit;
Studenti do të njoftohet me idetë, konceptet dhe mjeshtërinë e inspirimit rreth krijimit te dizajnit;
Studenti do të vazhdojë të marrë njohuri te avancuara në ndërtimin e brendit;
Studenti do të arrijë të kuptojë konceptet themelore të dizajnit dhe do të arrijë të realizojë punën e tij duke patur parasysh rëndësinë e domethënies autoriale të krijimi dhe kuptimit që i jipet asaj nga dizajnerët;
Studenti do të punojë si pjesë e grupit dhe në mënyrë individuale;
Studenti do të mësojë për dizajnin në teori dhe observim, si dhe do të bëjë analizë të thuktë të procesit të krijimit të identitetit vizual në praktikë (dizajn);
Studenti mëson për stilet tipografike të shekullit njëzet deri sot, tipografët më të njohur dhe llojet më të përdorura të shkronjave si dhe rregullat e tipografisë në teori dhe praktikë (tipo2);
Studenti mëson për historinë e re të dizajnit dhe stilet që mbizotëruan gjatë saj (histori dizajni);
Studenti vazhdon të ushtrojë shkathtësin e vizatimit si mjet i zbatimit të ideve në dizajn ( viz. për dizajn);
Sudenti zbaton programin Adobe in Design, si njohuri supreme për dizajnimin e materialit të shtypur si libri, revista, gazeta etj. ( DTP);
Studenti merr njohuritë e para në krijimin e imazhit të korporatës – duke filluar nga realizimi i idesë iniciale dhe deri te zhvillimi i saj në praktikë ( imazhi i korportes);
Studenti mëson për teknikat, rregullat dhe mënyrat e përdorimit të fotografisë për realizimin e tërësishëm të dizajnit (foto2).

Viti i tretë:

Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte ne dizajnin e komunikimit;
Studenti realizon kompletimin e projektit përfundimtar të brendingut dhe krijimit të identitetit vizual (Dizajn 3);
Studenti bën modifikimin, dizajnimin tipografik dhe kompletimin e projektit përfundimtar për dizajnimin e fontit të ri (tipo 2);
Studenti mëson metodat e formimit të imazhit vizual me projektimin e tërësishëm të dizajnit e zbatuar në praktikë (imazhi i korp);
Studenti zbaton e shkathtësitë e arritura të vizatimit në formë digjitale për integrimin e tij në dizajn (viz. Për dizajn);
Studenti mëson rregullat dhe zbatimin e dizajnit tipografik dhe të imazheve në ëeb ( rrjet) (ëeb design);
Studenti krijon portfolion si mjet efektiv për relacion me klientelën dhe zotëron strategjitë që duhen aplikuar për të qenë në hap me marketingun dhe dizajnin si pjesë e tij (strategjite e marketingut, portfolio);
Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;
Studenti merr njohuri themelore në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;
Studenti do të arrijë të planifikojë, të hulumtojë, të menaxhojë dhe të prodhojë projekt profesional duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;
Studentët realizojnë projektin e diplomimit duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij;

Metodologjia mësimore

Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafir, diskutime, përvojë pune praktike në instutucione partnere, etj.
Puna praktike zhvillohet kryesisht në ambientet e shkollës apo në bashkëpunim me kompani që vepron në atë lëmi apo në rolin e klientit. Poashtu, gjatë studimeve, përvec trajnimeve bazë, vazhdimisht propozohen aktivitete shtesë si projekte të vecanta, punëtori (ëorkshop-e), seminare, pjesëmarrja në konkurse, konferenca dhe vizita në kompani të ndryshme.

Mundësitë e punësimit

Fakti që të gjithë të diplomuarit e deritashëm në Akademinë Evolucion janë të punësuar në profesionin e tyre, tregon për mungesën aktuale dhe kërkesën për një profil të tillë të krijuesve profesionalë.

Punëdhënësit potencial

Ekzistojnë më dhjetra studio te dizajnit, shtypshkronja, media te shkruara dhe elektronike, kompani biznesi, banka, institucione publike që kanë mungesë të kuadri që di të ideojë dhe të realizojë projekte propagandistike, ndërtimin e imazhit dhe ruajtjen e tij. Meqenëse, studentët fitojnë aftësi teknike dhe teorike, ata do të jenë kryesisht krijues të përmbajtjes si dizajner, drejtorë marketingu, ideatorë dhe bartës të fushatave të marketingut, etj.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët do të jenë praktikues kritikë dhe kreativë dhe mund të bëhen pjesë e sektorit medial në cilësi të ndryshme. Përveç njohurive të mira në një fushë të specializuar sipas zgjedhjes së tyre, ata poashtu do të kenë edhe një pasqyrim të shkëlqyeshëm dhe të plotë të fushave të ndërlidhura të ekspertizës, industrive dhe njohuri të profesioneve të ndryshme të kësaj lëmije. Kjo do t’iu mundësojë studentëve të identifikojnë marrëdhëniet e rëndësishme brenda këtij sektori dhe t’iu japë atyre një pasqyrë më të thellë brenda punës efektive në ekip.