038 558 600  info@akademiaevolucion.com

“Dokufest 2014 mirëpret studentët e arteve mediale” - Akademia Evolucion

Veton Nurkollari, drejtori artistik i Dokufestit, më 22 Janar 2013, dha një ligjëratë mysafire para studentëve të arteve mediale në Akademinë Evolucion. Nurkollari rrëfeu para studentëve historinë e Dokufestit, duke shpalosur disa nga aspektet esenciale që e kanë bërë atë të suksesshëm në skenën kulturore në vend.

Sipas tij, ëndërra për ta rikthyer kinemanë në Prizren dhe dashuria për të mbledhur kineastë dhe filmbërës rreth një festivali, kanë qenë bazat e suksesit. Po ashtu Nurkollari theksoi se energjia e vullnetërave që punojnë gjatë tërë vitit, sezonës përgatitëse dhe gjatë kohës së festivalit (deri në 500 vullnetarë) dhe besimi dhe përkrahja e donatorëve kanë mbajtur festivalin në vazhdën e tij të suksesshme.

Ligjërata vazhdoi me prezentimin e projekteve të cilat do të zhvillohen në kuadër të Dokufestit 2014. Kino Kabare u përmend si një nga projektet më dinamike ku studentët mund të marrin pjesë për të realizuar filma brenda kohëzgjatjes së festivalit.

Nurkollari ftoi studentët e arteve mediale që të aplikojnë për pjesëmarrje në këto projekte. Ai po ashtu njoftoi studentët për kriteret specifike të garimit dhe pjesëmarrjes me filma në Dokufest 2014.

Leave A Comment