AKADEMIA EVOLUCION ACADEMY

Departamenti i Dizajnit të Modës-Bachelor

Departamenti i Dizajnit të Modës-Bachelor

Kërkesat në industri si edhe në modë janë shumë komplekse dhe shumë kërkuese. Prandaj zhvillimi dhe evoluimi në fushën e modës nuk mund te varet gjatë nga spontaniteti ose improvizimi momental. Sot, tregu kerkon kreativitet, kompetencë, seriozitet, ndjeshmëri dhe kulturë të cilat i bashkangjiten talentit.

Në programet tona studentët, marrin njohuri qe nga njohja e thellë e materialeve, njohuri nga historia e modës, që nga lindja e njerëzimit dhe deri në ditët e sotme dhe aplikimi i tyre në stil.

Ata njihen me krijimin e stilit personal dhe modelimet e teknikave në patron. Pra që në fillim studentet e kërkojnë stilin e tyre dhe ndërtojen atë.

Çdo gjë është e prekshme sepse orët teorike janë të shoqëruara me ato praktike të cilat në art janë shumë të rëndësishme.

Gjitashtu studentët krijojnë koleksionet e tyre jo vetëm në veshje por edhe në aksesorë që është një pjesë e rëndësishme e botës se modës.

Njohuritë profesionale që merren në këtë fakultet, e ndihmojnë studentin qe jo vetëm te dale nga kjo shkollë si nje stilist, por edhe si një drejtues i nje salloni ose shtëpie mode ose të jetë në gjendje të punojë në një fabrikë të tekstilit, si stilist ose konsulent mode në një televizion, shoqeri etj.

Fakulteti ynë si i tillë, është i vetmi i Licencuar nga MASHT ( 503/02-1).

Akademia Evolucion ( ish Instituti i Modës Evolucion), në fushën e dizajnit te modës është shkolla e vetme në Ballkan që përfaqëson njrin ndër Institutet me zë në botën e modës Instituto di moda Burgo me të cilin ka marrëveshje.

Akademia jone mundëson këmbim studentësh ne nivel Bachelor, dhe sudime Masteri në Itali.

 

Synimet e drejtimit

Programi trevjeçar në shkollën tonë ofron nivel Bachelor të studimeve, i cili me anë të teknikave dhe kërkimeve në dizajn të modës dhe në fushat tjera e ndihmojnë studentin që nga fillimi i studimeve të ndihet dhe të jetë një stilist dhe artist i vërtetë.
Qëllimi i këtij drejtimi është përgatitja e stilistëve të ardhshëm, që do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e industrisë së modës në Kosovë dhe në rajon. Objektivi është kualifikimi profesional i stilistëve të rinj, që aspirojnë të krijojnë në këtë lëmi.

Të arriturat e përgjithshme

Viti i parë:

  1. Studenti do të dëshmojë se kupton dhe mund t’i aplikojë me sukses bazat e studimeve të artit dhe formave tjera te dizajnit;
  2. Studenti do të arrijë të definojë dhe të shpjegojë konceptet kryesore  bashkëkohore, teoritë dhe qasjet e studimeve kulturore/mediale, siç praktikohen në universitetet moderne përëndimore;
  3. Studenti do të fitojë njohuri në historine e kostumeve që nga antikiteti e deri me sot;
  4. Studenti do të arrijë të analizojë ndikimin e institucioneve, teknologjive dhe formave mediale në sferën kulturore dhe sociale duke marrur shembuj konkretë lokalë e globalë;
  5. Studenti do të arrijë të zhvillojë premisat e para si profesionist i dizajnit të modës në aspektin individual;
  6. Studenti do të njihet me bazat e ndërtimit të patronit dhe të modelimit si dhe me bazat e ndërtimit të veshjes;
  7. Studenti do të fitojë njohuri të stilimit te veshjeve;
  8. Studenti do të përfitojë njohuri bazë në ndërtimin e materialeve të ndryshme të tekstilit. Do të mund të dallojë ato dhe do të përfitojë njohuri në aplikimin dhe kombinimin e tyre në industrinë e modës.

Viti i dytë:

  1. Studenti do të arrijë të aplikojë profesionalisht dhe në mënyrë të thuktë konceptet dhe teoritë kryesore në krijimin e veshjeve;
  2. Studenti do të njihet me idetë, konceptet dhe mjeshtrinë e inspirimit për krijimin e veshjes;
  3. Studenti do të vazhdojë të merr njohuri të avancuara në ndërtimin e patronit si hallkë themelore në industrinë e veshjeve;
  4. Studenti do të arrijë të kuptojë konceptet themelore mbi stilizmin, dhe do të arrijë të realizojë punën e tij duke patur parasysh rëndësinë e domethënies autoriale të krijimi dhe kuptimit që i jipet asaj nga stilistët;
  5. Studenti do të njihet me historinë e veshjeve;
  6. Studenti do të njihet me praktikat e realizimit të një koleksioni që nga ideja e deri në finalizim;
  7. Studenti merr njohuri në shfrytëzimin e programeve kompjuterike në realizimin e krijimeve të tyre.
  8. Studenti do të mësojë të punojë si pjesë e grupit dhe në mënyrë individuale.

Viti i tretë:

  1. Studenti do të arrijë që në mënyrë të suksesshme të planifikojë, menaxhojë dhe implementojë projekte në dizajnin e modës;
  2. Studenti do të zhvillojë njohuri  të avansuara në zhvillimin e stilit dhe do të arrijë t’i aplikojë këto njohuri në krijimtarinë e tij;
  3. Studenti do të arrijë që të kuptojë se si kombinohen aftësitë kreative, teknologjike, administrative dhe të punës ekipore në produksionin e modës, që nga ideja e deri në finalizim;
  4. Studenti do të jetë në gjendje të realizojë tërësisht i pavarur krijimet e tij;
  5. Studenti merr njohuri themelore në planifikimin dhe menaxhimin e një projekti dhe të biznesit të tij;
  6. Studenti do të arrijë të planifikojë, të hulumtojë, të menaxhojë dhe të prodhojë koleksionin e tij me kualitetit të lartë apo projekt profesional, duke aplikuar njohuritë e tij të nxëna gjatë studimeve;
  7. Studentët realizojnë projektin e diplomimit (sfilatën) duke punuar në mënyrë grupore, por duke dhënë kontributin e tyre individual që nga planifikimi e deri në realizimin e plotë të tij.

Metodologjia mësimore:

Ky program aplikon strategji bashkëkohore metodologjike si për mësimdhënës ashtu edhe për studentë, të bazuar në ide, forma dhe praktika të reja.

  • Programi është i bazuar në dy shtylla kryesore: Stilizëm dhe Modelizëm/Patronizëm, të marrura nga Istituto di Moda Burgo dhe të pasuruara me praktikat e shkollave të njohura të modës ne Evropë.
  • Metodat e mësimdhënies janë bashkëkohore dhe  gërshetojnë pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies në artet aplikative: mësim i bazuar në projekt, ligjërata, ushtrime praktike, punë e përbashkët dhe interaktive, krijim i portofolios profesionale, ligjërues mysafirë, diskutime, përvojë pune praktike në institucione partnere, etj.
  • Puna praktike  zhvillohet kryesisht në studio të shkollës.
  • Notimi dhe evaluimi Realizimi i detyrave; analiza e punimeve; ese; prezantime; portofolio të punimeve praktike; planifikimi i punës; menaxhimi i projekteve (gjatë studimeve) mediale.

Mundësitë e punësimit

Fakti që të gjithë të diplomuarit e deritashëm në Akademinë Evolucion janë të punësuar në profesionin e tyre, tregon për mungesën aktuale dhe kërkesën për një profil të tillë të krijuesve profesionalë.

Punëdhënësit potencialë

Ekzistojnë më shumë se 10 fabrika të tekstilit, qindra studio të dizajnit të modës, 4 televizione nacionale si dhe më shumë se 50 transmetues televizivë lokalë,  dhjetra shkolla me drejtime profesionale të dizajnit dhe teknologjisë së tekstilit, dhjetra teatro lokale,  dhjetra mediume informative e kulturore të shkruara, që kërkojnë profesionistë në fushën e dizajnimit të veshjeve, kostumografisë dhe kritikës së modës.
Meqenëse studentët do të kenë aftësi teknike dhe teorike, ata do të jenë stilistë, kostumografë, patronistë, kritikë të modës, realizues të veshjeve etj.
Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët do të jenë praktikues kritikë dhe kreativë dhe mund të bëhen pjesë e sektorit medial në cilësi të ndryshme.
Përveç njohurive të mira në një fushë të specializuar sipas zgjedhjes së tyre, ata poashtu do të kenë edhe një pasqyrim të shkëlqyeshëm dhe të plotë të fushave të ndërlidhura të ekspertizës, industrive dhe njohuri të profesioneve të ndryshme të kësaj lëmije.
Kjo do t’iu mundësojë studentëve të identifikojnë marrëdhëniet e rëndësishme brenda këtij sektori dhe t’iu japë atyre një pasqyrë më të thellë brenda punës efektive në ekip.
Poashtu, synimi ynë është që studentëve t’iu japim përkrahjen e duhur të mendojnë në mënyrë kritike dhe si ndërmarrës.
Studentët, që me sukses e kryejnë programin, do të jenë në gjendje të fillojnë iniciativa të reja – të hapin studio të reja, punojnë si stilistë të pavarur, hapin ndërmarrje dhe punësojnë vetveten dhe të tjerët, të punojnë si profesionistë të vetëpunësuar, etj.

Dizajn i Modës - Ligjërues
Naim Hoxha – shef i departamentit
Fitore Isufi
Ismail Jakupi
Muhamet Çitaku
Kamoran Goranci
Enkelejda Shatri
Besim Hoxha
Valdrin Sahiti
Arta Agani
Shyhrete Berisha
Ismet Bujupaj
Musli Bozhdaraj
Faruk Ahmeti