AKADEMIA EVOLUCION ACADEMY

FILLOI REGJISTRIMI I STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2013/2014

FILLOI REGJISTRIMI I STUDENTËVE PËR VITIN AKADEMIK 2013/2014

Apliko Tani !

 

 

 

 

 

Akademia Evolucion shpall konkurs për pranimin e studentëve në vitin akademik 2013/2014 në këto drejtime:

(BA) Dizajn i Modës
(BA) Dizajn i Komunikimit (Dizajn Grafik & Multimedia)
(BA) Dizajn i Enterierit (Arkitekturë e hapësirave të brendshme)
(BA) Arte Mediale (Gazetari Televizive & Videoproduksion)

Gjithashtu, këtë vit, Akademia Evolucion ofron edhe programin Master për Dizajn të Modës.

(MA) Dizajn i Modës

Programi i studimit Master në drejtimin e Dizajnit të Modës ofron njohuri të avancuara në lëmitë, trendet dhe shkathtësitë e Dizajnit të Modës. Programi kombinon njohuritë teorike/kritike për artin dhe shkathtësitë praktike në dizajnin e veshjeve.
Përmbajtja e nivelit Master mundëson studim të pavarur dhe të specializuar, ashtu që nga studentët kërkohet përqendrim në lëmi të caktuar të studimeve. Kështu, studentët që përfundojnë me sukses këtë program, formohen si profesionistë të aftësuar në lëminë e dizajnit dhe në të gjitha fazat e krijimit të veshjeve si: patronit, prerjes, qepjes, ndërtimit të veshjeve dhe ndërtimit të veshjeve në kukull. Poashtu, studentët do të zotërojnë filozofi të përcaktuar të dizajnit dhe bazë të fortë të të kuptuarit e historikut të kostumeve.
Programi i inkurajon sudentët të synojnë përsosmëri në metodologjitë krijuese, në studimin e trendeve, në parashikimin e tyre si dhe në teknikat e prezantimit. Ky program i studimit i aftëson studentët të krijojnë dizajne inovative dhe aktuale njëkohësisht, që janë të përshtatshme për prodhuesit dhe tregtuesit e tyre brenda dhe jasht vendit.

Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë diplomë Bachelor në drejtim të Dizajnit të Modës, Kostumografi/Skenografi, Dizajn Tekstili, Inxhinjeri Tekstili ose nga drejtime të fushave të ngjashme. Përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë kreative dhe interesim të shtuar në studimin profesional të dizajnit. Studentët do të punojnë vetëm dhe në grup dhe nën mbikëqyrje të ligjëruesve

Ky program, është i akredituara nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Niveli Master (MA) zgjatë 2 vite dhe përmbanë 120 ECTS kredi.