AKADEMIA EVOLUCION ACADEMY

Galeria e Arteve e Kosovës

Galeria e Arteve e Kosovës është institucioni më i lartë i Artit pamor në vend. Në të shfaqen ekspozita të ndryshme të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë.  Galeria e Arteve ka tre ekspozita tradicionale, të përvitshme, të konceptuara nga artistë vendorë dhe ndërkombëtar.

I një rëndësie të veçantë është “Çmimi Muslim Mulliqi” – ekspozitë ndërkombëtare, pastaj ekspozita ndërkombëtare e fotografisë artistike “Gjon Mili”, si dhe ekspozita garuese e dedikuar artistëve të rinj vendorë të Artit Bashkëkohor “Artistët e së nesërmes”, fituesi i së cilës fiton një rezidencë artistike studimore gjashtë javore në New York, SHBA. 

Galeria ka ueb-faqen e saj dhe shpesh bën njoftime në media të shtypura dhe elektronike rreth aktiviteteve të saj të shumta. http://www.kosovaart.com/