Studentët dhe Stafi
Kliko këtu për MAIL BOX ose ADMIN

Search the Web: Google

Faqja Kryesore:

Akademia Evolucion - lokacioni i ri...

Njoftohen të gjithë studentët, stafi dhe miqtë e Akademisë EVOLUCION se që nga data 1 Nëntor 2007, Hapsira studentore dhe zyrat e kësaj Akademie janë transferuar në një adresë të re,

Rr. Rexhap Mala Nr.:27, Aktash I - Bregu i Diellit - Prishtinë .

Për ta parë më detaisht adresën tonë të re, klikoni këtu për të parë hartën.

Departamentet:

Ftesë për në Bianalen e 10 të ELIA

The European League of Institutes of the Arts, ELIA,
fton stafin akademik si dhe të gjithë studentët e Akademisë EVOLUCION, që të marrin pjesë në Bianalen e 10 të ELIA që do të mbahet në Gothenburg nga data 29 Tetor - 1 Nëntor 2008.

U hap ekspozita e studentëve të Akademisë Evolucion në Pejë...

Më 26 Qershorë, në Galerine e qytetit në Pejë, u hap ekspozita e studentëve të Akademisë Evolucion.

Në këtë ekspozitë punimet e tyre i paraqitën studentët e vitit të parë të Departamentit të Pikturës, Dizajnit të Modës, dhe Departamentit të Dizajnit Enterier.

Gjatë 10 ditëve sa qendroi e hapur kjo ekspozitë, zgjoi interesimin e shumë qyterëve të regjionit të Pejës dhe u prit shumë mirë nga kritika.
Kjo ekspozitë gjatë muajit Shtator do të vazhdoj në Gjakovë, Gjilan Ferizaj dhe në Prishtinë.

Akademia Evolucion

Big ImageAkademia Evolucion është Shkollë e Arteve Aplikative që ofron nivelin BACHELOR të studimeve, e themeluar në vitin 2005 si Instituti i Modës Evolucion.
AE ofron studime me nivel të standardit europian, si dhe është shkolla e parë e Dizajnit të Modës, Kostumografisë, Dizajnit të Komunikimit - Multimedia, Fotografisë në tërë hapësirat shqiptare e licencuar nga MASHT ( nr. 503/02-1 ).
Ofron staf pedagogjik me karierë të dëshmuar krijuese dhe pedagogjike që i mundëson studentit, krijuasit të ardhshëm, të ketë harmonizim të punës praktike dhe teorike që në fillim të studimeve.
Akademia Evolucion ka marrëdhënie të ngushta me shkolla në Evropë dhe SHBA, këtu vlen të përmenden :

Instituto di moda Burgo-Milano
Domus Academy, NABA, IED, Academy of Arts SHBA ...

Studentit i jep mundësi vijimi të kurseve verore në kampet e shkollave të sipërpërmendura.
Ofron mundësi këmbimi të studentëve të viteve përfundimtare në Bachelor dhe mundëson vazhdim të studimeve MASTER në Itali.

Përse të studioni në Akademinë Evolucion

Big Image

Akademia Evolucion tani më është dëshmuar si institucion serioz dhe i përgjegjshëm i arsimit të lartë në Kosovë, sepse:

• Programet janë shumë të avancuara
• Rezultatet në studime jenë tejet të larta
• Profesorët e AE janë të përkushtuar të respektojnë në shkallën më të lartë studentët dhe sipas kërkesës së tyre janë në dispozicion edhe jashtë kohës së caktuar për konsultime. Ata bashkëpunojnë me asistentët dhe përcjellin punën e tyre duke u angazhuar në ngritjen e kualitetit të punës.
• AE posedon pajisje teknike të nivelit më të lartë të mundshëm, të gjitha këto në funksion të realizimit të një procesi studimor të nivelit të lartë.
• Studentët kanë në dispozicion internetin dhe biblotekën shumë të pasur me literaturë bashkëkohore.
• AE ka bërë lidhje të avancuar të teorisë dhe praktikës:
• Studentët në fund të vitit bëjnë prezantimin e punës së tyre para përfaqësuesve të institucioneve, qytetarëve dhe mediave.
• AE ka bërë botimin e planprogrameve për studentë.
• Suksesi i arritur i studentëve, dëshmon se ky institucion paraqet një sistem të qëndrueshëm që funksionon dhe jep rezultate sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.
• Sjellja me një nivel shumë të lartë të korrektësisë dhe të kujdesit ndaj studentëve, si e personelit arsimor ashtu edhe e atij administrativ, krijon harmoni, respekt të ndërsjellë dhe ambient të shkëlqyeshëm për punë.
• AE menaxhohet nga profesionistë me përvojë të shkëlqyer në krijimin e sistemeve të tilla të qëndrueshme.
• Përfaqësuesit e MASHT – Inspektorë të arsimit superior, gjatë inspektimit të tyre në AE, nuk konstatuan as mangësinë edhe më të vogël. Përkundrazi, ata konstatuan se AE ka nivel të lartë dhe tejet të avancuar të arsimimit superior në Kosovë, me tendencë të avancimit të vazhdueshëm.
• Së fundi, studentët janë treguesi më i mirë i punës tonë, andaj le të jetë suksesi dhe aftësimi i tyre dëshmia më e mirë për përkushtimin tonë.

Akademia Evolucion - LAJME:

 

AE INFO:

 

ImageMarrëdhëniet Ndërkombëtare
Që nga themelimi i saj, Akademia EVOLUCION ka realizuar marrëdhënie bashkëpunimi me shumë institucione serioze...kliko këtu

ImageFadil Berisha
Të gjesh çelësin e suksesit të fotografisë edhe në Kosovë...

më shumë

 

ImageÇmimet Semestrale
Akademia EVOLUCION studentëve të vet u ofron studime në drejtime të ndryshme, për të shikuar çmimet semestrale kliko këtu

ImageAkademia EVOLUCION
Akademia EVOLUCION në PRISHTINA FASHION WEEK 2007

Për të shikuar disa pamje nga sfilata kliko këtu.

ImageIME në PFW 2006
Instituti i Modës EVOLUCION në PRISHTINA FASHION WEEK 2006

Për të shikuar disa pamje nga sfilata kliko këtu.

ImageAE në Flickr
Grupi i Studentëve të Akademisë Evolucion tani edhe ne FLICKR, kliko këtu.

ImageEkspozitë në Pejë
Akademia EVOLUCION ekspozoi punimet e studentëve të saj në PEJË.

Partnerët tanë:

ImageThe European League of Institutes of the Arts, ELIA

Akademia EVOLUCION, anëtare në ELIA që nga Janar 2008;

www.elia-artschools.org

ImageInstituto Di Moda BURGO
Instituto di Moda Burgo, the International Fashion School in Italy. www.imb.it

ImageNABA
Nuova Accademia di Belle Arti di Milano.

www.naba.it

ImageIED
Instituto Europeo di Design

www.ied.it

ImageDomus Academy
A prestigious Design and Fashion School in Italy

www.domusacademy.com